Lajme

BQK pa Guvernator, Hoti: Tmerr, ky marifet nuk ka ndodhur në 20 vjet

03/29/2023 16:31
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nga sot ushtruesi i detyrës së Zëvendësguvernatorit bëhet ushtrues detyre i Guvernatorit dhe kjo nuk parë në 20 vjet, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mashtruesit e paaftë e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit gjatë tërë vitit 2022 dhe tani e kanë dëmtuar procesin e zgjedhjet së Guvernatorit.

Ai ka thënë se kjo ka krijuar situatë të jashtëzakonshme, në të cilën vetë Kryetari i Bordit të BQK-së mund të marrë detyrën e Guvernatorit dhe kjo është tmerr, dëm për ekonominë.

Postimi i tij i plotë:

Nga sot, ushtruesi i detyrës së Zëvendësguvernatorit bëhet ushtrues detyre i Guvernatorit. Ky marifet nuk është parë në 20 vjet.

Këta mashtrues e të paaftë, me tendencë për të kapur gjithçka, gjatë tërë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit. Ndërkaq, tani e kanë dëmtuar edhe procesin e zgjedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.

Kjo ka krijuar situatë të jashtëzakonshme, në të cilën vetë Kryetari i Bordit të BQK-së mund të marrë detyrën e Guvernatorit.

Tmerr. Dëm për ekonominë. Mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm e të brendshëm.