Mesfushori italian ka bërë rikthimin e shumëpritur në futboll pas një periudhe të gjatë rikuperimi.
Pas plot 440 ditësh, Bove u rikthye në aksion duke debutuar me Watford FC në Championship. Ai u aktivizua në minutën e 86-të në ndeshjen ndaj Preston North End.
Bove nuk kishte luajtur në një ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit 2024, kur u rrëzua në fushë gjatë përballjes Fiorentina – Inter.
Mesfushori pësoi arrest kardiak dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër, duke vendosur një defibrilator.
Ndërhyrja kirurgjikale e bëri të pamundur vazhdimin e karrierës në Itali, për shkak të rregulloreve mjekësore, duke e detyruar të kërkojë një mundësi të re jashtë vendit.
Edhe pse aktivizimi i tij zgjati vetëm disa minuta, rikthimi i Boves përbën një moment tejet emocional dhe simbolizon forcën, durimin dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e tij drejt rikthimit në futboll.


