Sporti

Bournemouth mposht Nottingham Forestin dhe siguron kalimin në Premierligë

05/03/2022 22:12
nga:L J

Skuadra angleze e Bournemouth ka siguruar edhe zyrtarisht kalimin në Premierligë.

Bournemouth ka fituar ndaj Nottingham Forest sonte me rezultatin 1:0 dhe tashmë edhe matematikisht ka siguruar kalimin në Premierligë për sezonin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e fitores në këtë duel e shënoi Moore në minutën e 83të.

Përveç Bournemouth, më herët kalimin në Premierligë nga Championshipi e ka siguruar edhe Fulhami.

Ndërkohë, Nottingham Forest do të duhet të kalojë rrugën e play-off-it nëse duan të promovohen.

Ata do t’i bashkohen Huddersfieldit në play-off, ndërsa Sheffield United, Luton, Middlesbrough dhe Millwall po konkurrojnë për dy vendet e fundit në gjashtëshen e parë.

/GazetaBlic Sport/