Krahas pretendimeve të shumta se do të shkojnë larg dhe madje do të fitojnë titullin kampion bote, kombëtarja e Serbisë ka përfunduar paraqitjen në Kampionatin Botëror duke u eliminuar nga grupi i tyre.
Përfunduan të fundit në Grupin G pas Brazilit, Zvicrës dhe Kamerunit, përcjell GazetaBlic Sport.
Dje në Katar, Serbia u përmend sërish – por këtë herë nga një tifoz kroat.
Gjegjësisht, pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Japonisë, para stadiumit, një tifoz i veshur me fanellën e Kroacisë u ka kërkuar miqve të tij që ta filmojnë teksa dyshohet se urinon pranë një topi të madh me flamurin e Serbisë të pikturuar në të.