Sporti

Botërori 2026 nis si kurrë më parë, tre ceremoni, një spektakël global

06/11/2026 15:51
nga:Mergim Rreci

Më shumë skuadra, më shumë emocione dhe më shumë spektakël. Botërori 2026 pritet të jetë edicioni më madhështor në histori. 

Për herë të parë, tre vendet organizatore, SHBA, Meksika dhe Kanadaja, do të mbajnë nga një ceremoni hapëse, duke i dhënë turneut një nisje unike.

Ceremonia e parë zhvillohet sot në Mexico City, ku do të performojnë J Balvin, Shakira dhe Burna Boy, transmeton GazetaBlic Sport.

Në Kanada, ceremonia “Mosaik” do të festojë multikulturalizmin e vendit me pjesëmarrjen e Michael Bublé dhe Alessia Cara.

Ndërkohë, në Los Angeles, para ndeshjes SHBA – Paraguaji, do të performojnë Katy Perry, Future dhe Anitta, në një shfaqje të ndërtuar rreth identitetit, ambicies dhe energjisë krijuese.

Me tre ceremoni dhe artistë të njohur botërorë, Botërori 2026 premton një fillim spektakolar.

/GazetaBlic Sport/