Lajme

“Bota po sheh krimet ruse në Ukrainë”- Fjalimi i presidentit Biden në OKB!

09/21/2022 21:17
nga:Y I

Presidenti amerikan, Joe Biden në fjalimin e mbajtur në OKB pak minuta më parë, është ndalur gjatë në zhvillimet në Ukrainë.

Ai e quajti luftën në Ukraine “brutale dhe të panevojshme”.

Biden tha se Rusia pushtoi fqinjin e vet, duke shtuar se Moska ka shkelur parimet thelbësore të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ai deklaroi se bota duhet të shohë krimet që po kryhen nga ushtria ruse në Ukrainë.

Presidenti Biden tha se sot Putini ka bërë kërcënime bërthamore kundër Evropës, duke shtuar se Rusia po thërret më shumë ushtarë për të luftuar dhe se Kremlini po përpiqet të aneksojë pjesë të Ukrainës.

Biden kërkoi nga anëtarët e Asamblesë së OKB që të bashkojnë votat dhe të dënojnë aktet e Rusisë në Ukrainë.