Showtime

“Bota është e jona bab”, Ledri ndan imazhin e ëmbël me të bijën nga Dubai

04/21/2021 20:08
nga:Gazeta Blic

Sara Hoxha dhe Ledri Vula zbuluan para disa ditësh se po arratiseshin së bashku me të voglën e tyre, Poem Blu, drejt një vendi. Ata publikuan video nga avioni, por destinacionin nuk e bënë të ditur. Duke qenë se të gjthë jemi kuriozë të dimë çdo lëvizje të çiftit, është mësuar se ata janë nisur për një udhëtim drejt Dubait.

Sipas burimeve të “Prive”, familja nuk është nisur vetëm për pushime, por edhe një projekt të rëndësishëm të Ledrit. Thuhet se reperi do të xhirojë edhe një videoklip në vendin luksoz. Së bashku me familjen Vula, në Dubai po udhëton edhe ekipi i Ledrit, i cili do të kujdeset që gjithçka të shkojë siç duhet.

Ata na kanë kënaqur sytë me momente të bukura dhe funny me njëri-tjetrin, duke u kthyer në qendrën e vëmendjes.
Me një super foto nga pushimet, Ledri i ka bërë një super dedikim të voglës, të cilën e mban në krahë dhe shohin pamjen përballë tyre.

“Bota është e jona bab”- shkruan reperi krahas fotos.