Boston Celtics ka bërë një hap gjigant drejt finales së madhe të NBA.
Celtics arritën fitore përballë Indiana Pacers me rezultatin 114:111, duke ngritur epërsinë në 3-0 në serinë finale të ‘Play-Off’ në Konferencën e Lindjes.
Në fakt, Pacers ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë, duke arritur të shkojnë në pushim me epërsi 12 pikëshe.
Por, në pjesën e dytë Bostoni i rikthye, ku fitoren e siguroi falë fitimit të dy çerekëve, dominues ishin në atë të fundit.
Lojtari më i mirë i Bostonit ishte, Jayson Tatum, i cili ishte dy asistime larg një triple-double. Ai pati 36 pikë, 10 kërcime dhe tetë asistime. Ai u ndihmua edhe nga Brown që shtoi 24 pikë.
Në krahun tjetër, për vendasit nuk mjaftuan 32 pikët e Nembhard.
Bostonit tash i nevojitet edhe një fitore për të kaluar në finalen e madhe të NBA.