Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Kupën e Botës mes Kanadasë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, me rezultatin 0-1 në favor të boshnjakëve.
Goli i vetëm i 45 minutave të para u shënua nga Jovo Lukic, i cili i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij në një ndeshje të luftuar.
Bosnja e Hercegovina arriti ta ruajë epërsinë deri në pushimin mes pjesëve, ndërsa Kanadaja pritet të reagojë në pjesën e dytë për të ndryshuar rrjedhën e takimit.
/GazetaBlic Sport/


