Sporti

Bosnja e Adis Beçiragiç e kalon grupin në EuroBasket, fiton ndaj Gjeorgjisë

09/04/2025 16:12
nga:Lorik J

Bosnja dhe Hercegovina e Adis Beçiragiç mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 84-76 në raundin e fundit të fazës së grupeve të EuroBasket, duke siguruar vendin e tyre në raundin e eliminimit.

Kjo ndeshje ishte e përcaktueshme për Bosnjën dhe Hercegovinën, pasi një humbje do të kishte nënkuptuar fundin e garës së tyre në EuroBasket, ndërsa një fitore do t’i kishte siguruar vendin e tretë në grup.

Nga ana tjetër, një fitore do t’i kishte garantuar Gjeorgjisë një vend në raundin e 16-të, ndërsa edhe në rast të një humbjeje, ata do të kishin ende një shans për të avancuar nëse Greqia do të mposhtte Spanjën.

Në këtë ndeshje, si në të gjitha ndeshjet e mëparshme, Bosnja nuk mund të mbështetej te kapiteni i saj Miralem Halilovic, i cili ishte në listë, por nuk ishte në gjendje të ndihmonte shokët e tij të ekipit për shkak të një dëmtimi.

/GazetaBlic Sport