Lajme

Bosi i heroinës i afërt me LVV-në?!- Kajtazi: Qysh bre veç këtyre po u ndodhin këto?

06/03/2025 22:08
nga:Sh R

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë që secili krim i madh po del të jetë i lidhur me pushtetin qendror.

“Jo të lidhun me drogën, krimet, ku të prekësh një krim që është i madh, i rëndësishëm, po na del i lidhun me pushtetin”, ka thënë Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Kur u orgnanizu qajo protestë kundër Aleksandër Lumezit besoj që e dimë cili ka qenë motivi. Lëvizja Vetëvendosje ka zhvillu fushatë elektorale në kurriz të një ish-kryeprokurori i cili krejt e dimë punën që e k aba. Dikush e gjykon për mirë, dikush për keq. Është çështje e kaluar, një mandat shtatëvjeçar e ka përfundu. Dhe tash nuk është. Është dikush tjetër ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit. Për këtë ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit kurrë asnjë fjalë ky pushtet nuk e ka thanë. Asnjë. Asnjë”.

“Domethënë nuk i pengon ai. Pse nuk i pengon? Nuk po du me folë sonte se kom folë herave të tjera”.

“Këta njerëz, ky pushtet, neve po na del që është i lidhun në shumë raste me grupet kriminale, me mafian energjetike, me grupe të drogës”.