Gazeta gjermane, BILD shkruan se Borussia Dortmund është tronditur nga faturat e reja për energjinë elektrike. Përkatësisht, Borussia ka paguar katër milionë euro në vit, por pas rritjes së çmimit do të duhet të paguajë dhjetë milionë euro.
“Menaxhmenti i klubit ka marrë masa drastike kursimi. Qëllimi ynë është të reduktojmë konsumin e energjisë dhe kostot e lidhura me të në të gjitha pronat me 15-20 për qind,” tha drejtori i klubit Carsten Cramer.
‘Signal Iduna Park’ i Borussias nuk do të ndriçohet natën dhe logoja e klubit do të fiket. Ekranet në stadium do të përdoren vetëm në ditët e ndeshjeve. Bild shton se Borussia do të reduktojë ndjeshëm përdorimin e projektorëve dhe do të fiket ngrohja dhe ndriçimi i fushës. Stadiumi tani ka më pak ngrohje dhe ftohësit në dhomat VIP ndizen vetëm gjatë ndeshjes.
Faturat e shtrenjta krijuan probleme edhe për ekipin Nurnberg, i cili vendosi të mos luante më gjatë natës për të mos ndezur projektorët. Klubi do të luajë gjatë ditës për ta kaluar krizën pa kosto shtesë.
/GazetaBlic Sport


