Sporti

Borussia Dortmund triumfon ndaj Chelseas në ‘Signal Iduna Park”

02/15/2023 23:00
nga:Mergim Rreci

Borussia Dortmund ia del të fitojë sfidën e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League përballë Chelseat.

Gjermanët triumfuan përballë anglezëve me rezultatin 1-0 teksa goli vendimtar u shënua në pjesën e dytë nga ana e Karim Adeyemi.

Ky i fundit shënoi në minutën e 63-të, një gol spektakolar duke qenë se e mori kontrollin e topit nga gjysmëfusha e tij. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund teksa ndeshja e kthimit luhet më datë shtatë mars.