Borussia Dortmund ka siguruar finalen e madhe në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj PSG-së, duke regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes së sotme ishte 0 me 1, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 0 me 2.
Mats Hummels realizoi golin e vetëm në ‘Parc des Princes’, duke i dhënë ‘Milionerëve’ suksesin e madh dhe finalen e Ligës së Kampionëve.
Fituesi i ndeshjes Real Madrid – Bayern Munich, do të jetë kundërshtar i Borussia Dortmund në finale.
/GazetaBlic Sport/