Sporti

Borussia Dortmund këmbëngul për mbrojtësin e Real Madridit

06/30/2025 18:36
nga:Mergim Rreci

Borussia Dortmund ka synime serioze për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e ri të Real Madridit, Diego Aguado, raportoi Marca.

Gjermanët i kanë bërë tashmë një ofertë të parë klubit “mbretëror” në shumën prej 6 milionë eurosh, e cila u refuzua. Dortmundi është gati të bëjë një ofertë më të madhe.

Aguado luan për ekipin U19 të Real Madridit, si dhe për Castilla-n. Ai gjithashtu ka paraqitje për ekipin e parë të kryeqytetit, duke debutuar nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

/GazetaBlic Sport/