Sporti

Borussia Dortmund ia rinovon kontratën lojtarit kyç

03/12/2026 11:16
nga:L J

Borussia Dortmund ia ka zgjatur kontratën njërit prej lojtarëve kryesorë, Felix Nmecha, edhe për dy vjet.

Lojtari gjerman ka nënshkruar një kontratë të re me “verdhë e zinjtë”, e cila është e vlefshme deri më 30 qershor 2030.

Nmecha u bashkua me Borussia Dortmund nga Wolfsburg në vitin 2023 dhe që atëherë ka bërë 108 paraqitje për klubin, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 8 asiste. Mesfushori është paraqitur gjithashtu 6 herë për ekipin kombëtar gjerman.

“Kam pasur shumë përvoja të shkëlqyera me këtë klub dhe tifozët e tij gjatë viteve të fundit dhe jam shumë mirënjohës për besimin e klubit. Dua ta shpërblej këtë besim duke dhënë më të mirën time për Borussia Dortmundin”, tha vetë lojtari.

/GazetaBlic Sport