Sporti

Borussia Dortmund është skuadra vendase më e ndjekur në Evropë, AC Milan është i dyti

09/12/2024 12:50
nga:Lorik J

UEFA ka publikuar të dhënat për skuadrat evropiane që ishin më të ndjekurat në shtëpi sezonin e kaluar. Sipas të dhënave, në fund të sezonit 2023/24, Borussia Dortmund është sërish skuadra vendase më e ndjekur në Kontinentin e Vjetër. Skuadrën gjermane sezonin e kaluar e kanë ndjekur nga gjithsej 1.951.745 persona.

Vendi i dytë shkon për AC Milan, ndeshjet e të cilit në San Siro kanë tërhequr gjithsej 1,860,964, ndërsa Manchester United është i treti me 1,834,291 në Old Trafford.

Gjithsej 16 klube në Evropë kanë tejkaluar shifrën e një milionëshit të frekuentimit në ndeshjet e tyre në shtëpi.

/GazetaBlic Sport/