Lajme

Borrell: Shpresojmë se takimi i sotëm Kurti-Vuçiq të jetë i frytshëm

07/19/2021 14:47
nga:N M

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që takimi i sotëm mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq të jetë i frytshëm.

“Sot do të jem nikoqir i takimit të dytë të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është takimi i dytë qysh prej zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës. Takimi i parë nuk ishte shumë i frytshëm, të shpresojmë se sot do të jetë takim me më shumë rezultate”.

Kurti për masakrën e Rahovecit: Sot kujtojmë ata që na lanë, e ata që mbijetuan për të treguar tmerrin e përjetuar