Lajme

Borrell: Putini do të vazhdojë të sulmojë, mund t’ia mësyjë ndonjë shteti të NATO-s

03/13/2022 00:03
nga:Genita C

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka paralajmëruar se presidenti rus, Vlamir Putin, pas pushtimit të Ukrainës, mund ta zgjerojë aktivitetin e tij ushtarak drejt ndonjë shteti anëtar të NATO-s.

Këtë deklaratë Borrell e ka bërë gjatë një interviste dhënë për edicionin turk të CNN-it, në Forumin e Diplomacisë në Antalia.

Sipas tij, BE-ja nuk mund të ndërhyjë ushtarakisht në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, pasi “nuk duam që lufta të përhapet”.

Megjithatë, ka thënë se sanksionet e vendosura nga unioni do të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike.

“Ndërkohë, Putini po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën. Ajo shkakton viktima civile dhe bombardon edhe spitalet. Kjo është mënyra e luftimit të Putinit. Kujtoni Alepon, mbani mend Groznin”.

Mes tjerash, Borrell ka theksuar se ushtria ruse do të dorëzohet pasi “nuk mund ta thyejë rezistencën e popullit ukrainas”.

“Nuk mund të fitojë. Pavarësisht dy javësh lufte, ushtria ruse nuk mund ta thyejë rezistencën e popullit ukrainas. Tani ai i ka ndalur bombat. Natyrisht, ne nuk do të ndërhyjmë ushtarakisht. Ne nuk duam që lufta të përhapet, por duhet t’i mbështesim ata. Ne duhet të dëmtojmë ekonominë e tyre në mënyrë që ata të mos vazhdojnë luftën”.