Lajme

Borrell: Po punoj që së shpejti të ketë një takim Kurti-Vuçiq

05/30/2023 13:24
nga:N M

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se ka biseduar përsëri sot në mëngjes me kryeministrin Albin Kurti për situatën e tensionuar në veri.

Ai madje ka bërë të ditur se është angazhuar që të organizojë sa më shpejtë të jetë e mundur një takim dialogu të nivelit të lartë

”Po punoj që të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”.

”Shpresoj se zëri im do dëgjohet”, tha mes tjerash Borrell.

Borrell thirrje Kosovës: Tërhiqeni policinë nga ndërtesat komunale në veri