Lajme

Borrell: Palët ndërmorën një hap të rëndësishëm drejt themelimit të Asociacionit

05/02/2023 22:02
nga:Y I

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, në kuadër të dialogut mes të dyja vendeve.

Ai tha kanë diskutuar se si të zbatohet miratimi i deklaratës për të zhdukurit.

“Kemi diskutuar deri tash se si po e implemeontojm të dyja paltë atë që është dakurduar në Bruksel dhe Ohër Së treti dhe besoj që ëhtë i kemi kushtuar vëmendje deklarimit të mëhershëm sonte se pjesa në fund në një pikë të rëndësishme sa i përket aneksit të zbatimit, deklarata për të zhdukurit/të pagjeturit, gjetja mortore mbi një mijë persona që janë të pagjetur për shkak të konfliktit dhe për tu dhënë mundësi familjeve të tyre për të arritur përmbyllje që ka qenë prioritetit i dialogut dh nuk ka qenë e lehtë. ata e kanë arritur, palët e kanë arritur një çështje të rëndësishme humanitare që s’do të duhej të polemizohet. Shumë familje kanë vuajtur”, tha ai.

Diplomati spanjoll shtoi se është koha përfundimtare për të mbyllur një kapitull të dhimbshëm.

“Do të diskutojmë më tutje detajet, duke i ftuar palët të vinë në Bruksel se si do të zbatohet kjo deklaratë dhe shkon drejt një përfundimi tepër të gjatë”.

Ai po ashtu u shpreh se të dyja palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Bisedimet duhet të vazhdojnë, tha ai.

“Kjo marrëveshje është dakorduar para 10 vitesh, sot ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e kanë prezantuar para palëve draftin e parë që nuk është assesi përfundimtar, është drafti i parë i statutit i këtij asociacioni apo komuniteti. koj ësthë në përputhje me nenin 7”, shtoi Borrell.

“Dua të përshëndes drafti është vënë në tryezë. Kurti i ndau pikëpamjet e tij. Isha i bindur se palët do të kenë këndvështrime të ndryshme sa i përket Asociacionit. Edhe nëse nuk pajtohen, janë pajtuar që të fillojë negocimi sa i përket të ardhmes sa i përket Asociacionit, duke e pasur si pikë fillestare këtë draft për diskutim”, shtoi ai.

Borrell i bëri thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen nëpër institucione. Ai falënderoi edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, Lajçak do t’i ftojë kryenegociatorët e të dyja vendeve për të vazhduar dialogun.