Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se qeveria izraelite nuk po bën mjaftueshëm “për të parandaluar urinë në Gaza”.
Ai po komentonte njoftimin e fundit të Izraelit për rihapjen e kalimit Erez në Gazën veriore dhe lejimin e përdorimit të përkohshëm të portit Ashdod në Izraelin jugor, shkruan BBC.
Ky vendim pasoi një telefonatë midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Rezoluta detyruese 2728 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet. Tani,” shton ai, duke nënvizuar rezolutën e miratuar muajin e kaluar.