Lajme

Borrel: Të gjitha pengjet në Gaza duhet të lirohen

10/14/2023 21:38
nga:Sh R

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Për politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrel ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza.

Ai ka thënë se civilët nuk duhet që të përdoren si mburojë teksa tha se urdhri i evakuimit të më shumë se 1 milionë njerëzve nga veriu i Gazës duhet që të shqyrtohet seriozisht.