Ushtarët britanikë mund të dërgohen në Ukrainë nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, vendos të pezullojë mbështetjen e SHBA-së për Kievin, tha ish-kryeministri britanik Boris Johnson.
“Një disfatë e Ukrainës do të çonte në një kërcënim edhe më të madh në kufijtë tanë, në kufijtë e kontinentit evropian kudo ku demokracitë përplasen me Rusinë”, tha Johnson për GB News.
Johnson tha se vendimi i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për të mbështetur Ukrainën ishte “një investim i mençur për të mbrojtur sigurinë tonë kolektive”.
Nëse Rusia rimëkëmbet nga humbja e mbështetjes për Kievin, ajo siguri do të “degradohej”, paralajmëroi ai, duke shtuar se Britania e Madhe do të duhet të dërgojë forcat britanike për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës.
Gjatë intervistës, Johnson tha gjithashtu se Trump po dëgjon “shumë këshilltarë të ndryshëm” për Ukrainën, duke përfshirë disa republikanë që janë “magjepsur” me Vladimir Putin. Megjithatë, ai theksoi mbështetjen e mëparshme të presidentit të sapozgjedhur për Ukrainën.