Lajme

Borell telefonon Kurtin, e falënderon për sanksionet që Kosova i vendosi Rusisë

04/28/2022 20:57
nga:Astrit Gashi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta falënderuar për sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë.

“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën. për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kurti po qëndron në SHBA së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, ku morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Madeleine Albright.