Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, një ditë para takimit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë së cilës ka njoftuar Blinkenin për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë , thuhet në njoftimin e BE-së për shtyp, përcjellë GazetaBlic.
“Borrelli njoftoi sekretarin Blinken për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, theksoi pritjet e tij nga takimi i Ohrit dhe nënvizoi rëndësinë e progresit në dialog për aspiratat evropiane për të dyja palët.
Ai ka shprehur vlerësimin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për përpjekjet e BE-së, sidomos për Marrëveshjen në drejtim të normalizimit të raporteve dhe për procesin që po zhvillohet, për takimin e nivelit të lartë që do ta mbajë Përfaqësuesi i Lartë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti këtë të shtunë.
Të dy u pajtuan që kjo është koha e duhur të bëhen hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë, përcjellë GazetaBlic.


