Lajme

Borell: BE dhe SHBA po bashkëpunojnë mirë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

03/14/2023 18:56
nga:Astrit Gashi

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bashkëpunojnë mirë, sidomos kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borell, shkruan GazetaBlic.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve evropianë në Strasburg, ai theksoi se ky bashkëpunim është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy palëve të përmendura.

Eurodeputeti Tonino Picula e pyeti Borellin se si Bashkimi Evropian mund të ndihmojë në stabilizimin e situatës politike në Mal të Zi dhe se si mendonte se do të luftonte kundër ndikimeve të huaja dhe nëse ndërmjetësimi evropiano-amerikan, si në rastin e Maqedonisë së Veriut, mund të ishte një recetë.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Borell tha gjithashtu se BE-ja është e përkushtuar për të mbështetur strukturat demokratike në vend, por se Mali i Zi së pari duhet t’i zgjidhë dallimet politike përmes institucioneve.

“Ne mund ta bëjmë këtë së bashku me SHBA-në, pse jo, ne bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me ta në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë shumë efektive, ashtu ishte edhe në rastin e Maqedonisë. Këtë mund ta bëjmë edhe në rastin e Malit të Zi. , por tani po punohet për koordinim, që përfshin luftën kundër dezinformatave. Nuk ka ende ndërmjetësim të përbashkët mes SHBA-së dhe BE-së, por shfrytëzoj rastin të theksoj se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi në rastin e Kosovës dhe Serbisë”, tha Borell, përcjellë GazetaBlic.