Shi, stuhi dhe madje edhe borë plus një rënie e ndjeshme e temperaturës.
Gjermania tashmë po përjeton spektaklin e saj të parë dimëror.
Eksperti i motit Karsen Brandt tha se e mërkura do të karakterizohet kryesisht me reshje bore.
“Ajri polar do të na vijë të martën me shumë stuhi. Paraditen e së mërkurës do të ketë reshje bore. Nga 200 deri në 300 metra është e mundur edhe 10 centimetra borë. Pa gomat e dimrit asgjë nuk do të funksionojë të mërkurën.”
Reshje bore gjatë natës ka pasur edhe në Mynih.
Snowfall this morning on the way to work in Munich 🌨❄ pic.twitter.com/Zzdae6nm4K
— Patty (@patty_felg) November 20, 2024