Lajme

Bordi i Paqes | Trump përmend sërish ndaljen e luftërave, mes tyre Kosovë–Serbi

01/22/2026 11:50
nga:G B

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur fjalimin e tij në Davos, në një ceremoni të nisjes së iniciativës së tij “Bordi i Paqes”, ku po merr pjesë edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe sot,  në nisje të fjalës së tij, Trump, përmendi të arriturat e tij për ndaljen e shumë luftërave – në mesin e të cilave e përmend Kosovën dhe Serbinë.

Kujtojmë se ky mekanizëm është pjesë e planit 20-pikësh të presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.