Showtime

Bora Zemani i mbyll gojën komentueses, ja se çfarë i tha

03/13/2022 16:15
nga:Donika Fetahu

Bora Zemani është prezantuesja më e përfolur e momentit. Kjo kryesisht nga Big Brother VIP, ku u përfol shumë për historinë e saj me Donald Veshajn.

E derisa ajo është njëra ndër personazhet më të përfolura, fotot e saj në rrjetet sociale marrin shumë vëmendje. Në fakt, e meriton, sepse krijon lajm kudo e kurdo.

Së fundmi ajo ka postuar një video bashkë me djalin e saj, Arborin, të cilin e kishte dërguar në kursin e notit. U ka treguar fansave se po kujdeset për të birin, por njerëzit e kanë marrë ndryshe.

Një komentuese i kishte bërë përshtypje pamja e Borës me grim dhe i ka shkruar një koment. Ishte një ironi e pastër, gjë që Borës nuk i ka pëlqyer aspak.

“Të shkuarit në pishinë me kaq shumë make up, nuk është studio televizive”, ka shkruar fansja e Borës, aktualisht moderatore në “Përputhen”.

Bora në anën tjetër nuk ka hezituar t’i përgjigjet: “Ndjesë që nuk më doli koha të hiqja make up, por mu desh që direkt pas pune të shkoja me vrap të merrja djalin për ta çuar ne kursin e notit. Mos u mërzit për sakrificat e mia. Më duhet të jem e grimuar në punë”.