Showtime

Bora Zemani i këndon këngë Donaldit? Ja se cili është nënkuptimi i saj

01/16/2022 18:27
nga:Donika Fetahu

Moderatorja e njohur Bora Zemani, së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë.

Ajo së fundmi ka publikuar një videoka teksa ka xhiruar veten duke kënduar një këngë në veturë ku shihej duke vozitur, shkruan GazetaBlic.

Diçka që mori vëmendje është teksti i këngës i cilësuar nga fansat si një lloj dedikimi për ish të dashurin e saj Donald Veshaj, njëheri banor i “BBV”, në lidhje me këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj.

‘Unë nuk të kam trajtuar kaq keq. Nuk i thashë asgjë të keqe askujt për ty. Nuk flas keq në internet për ty. Ai ishte gjest i turpshëm’, ishin fjalët që Bora i këndonte.

Ku pas postimit të kësaj video të gjithë e lidhën me historin e shumëpërfolur të dyshës./GazetaBlic/

@lindita.bimi

Bora Zemani ❤ #perputhen #perputhen_tch #borazemani

♬ original sound – LINDITA BIMI