Bora Zemani reagon dhe i del në mbrojtje Donaldit. “Edhe ai është njeri dhe mund të gabojë! Mos e dënoni e kryqëzoni, as unë nuk po e bëj”, thotë ajo.
Në një kohë kur “i keqi” në të gjithë historinë ka dalë Donaldi, vjen për herë të parë reagimi i protagonistes kryesore, Bora Zemani. Në të gjithë këtë situatë që është krijuar, me një histori dashurie që u ndërpre në mes, Bora ka një kërkesë, që Donaldi të mos gjykohet e kryqëzohet, siç po ndodh aktualisht, pasi as ajo vetë nuk po e bën.
Ky reagim vjen në mbrojtje të Donaldit, që thotë se edhe ai është njeri dhe mund të gabojë, e që në fund të fundit mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij.
Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhjë edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij, por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, shkruan Bora.


