Showtime

Bora ka filluar të “shkrijë”?

04/19/2022 12:26
nga:G C

Donald Veshaj para pak ditësh ka folur për herë të parë pas daljes nga BBV.

Përmes një postimi në Instagram, ai foli për eksperiencën në BBV, e nuk kaloi pa përmendur humbjen e Borës, ku la të kuptojmë se është i penduar, shkruan GazetaBlic.

Mes vargjeve Donaldi kërkoi falje dhe uroi që ‘Bora’ të shkrihet.

Moderatorja ditët e fundit përmes një shkrimi të shpërndarë në Instastory dha një reagim për ngjarjen por, nuk la shumë hapësirë të mendohet një rikthim mes saj dhe Veshajt.

Por, ndryshe flet postimi i saj i fundit. Ajo ka ndarë disa imazhe të saja me ndjekësit duke i shoqëruar me një emoji në formë të diellit.

Në një mënyrë kjo figurë bëri që fansat të mendojnë se Bora veçse ka nisur të shkrijë./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)