Showtime

Bora e Trixa shfaqen me kapelën e njëjtë, kush kë kopjoi?

08/10/2022 14:28
nga:G B

Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj, ishin personazhet më të përfolura  në media qysh kur Trixa krijoi lidhje me Donaldin në “BBV”.

Ani pse dikur ishin mikesha mes vete, sot ato nuk gëzojnë raport të mirë.

Së fundmi kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre të ngjashme.

Dyshja kanë publikuar foto në rrjetet sociale ku shfaqen me kapelën e njëjtë.

Ishte Bora ajo që publikoi rreth një muaj më parë disa foto e veshur me të zeza dhe me një kapelë.

E Trixa, publikoi rreth një javë më parë një foto ku kishte vënë një kapele të ngjashme me atë të Borës.

Por, moderatorja ka publikuar sërish një foto me të njejtën kapele në rrjetet sociale.