Sporti

Bora dhe Trepça përballen sonte në Superligën e Kosovës në basketboll

02/27/2025 16:21
nga:Mergim Rreci

Java e 21-të e ProCredit Superligës në basketboll përmbyllet këtë të enjte.

Klubi nga kryeqyteti, Bora do të jetë nikoqir Trepçës në përballjen që do të zhvillohet nga ora 19:00.

Bora aktualisht zë vendin e 7 në tabelë me 26 pikë nga 20 xhiro, për dallim nga Trepça që gjendet në pozitën e dytë tabelare me 34 pikë nga po kaq ballafaqime.