Showtime

Bora dhe Donaldi kthejnë në serial historinë e tyre të dashurisë

11/13/2022 15:21
nga:G C

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë një ndër çiftet më të përfolur të momentit. Ata janë gjithmonë në qendër të mediave rozë, pasi lidhja e tyre e dashurisë zgjon gjithmonë kuriozitet te publiku.

Mirëpo, duket se çifti nuk është mjaftuar vetëm me ekranin e televizionit dhe kanë zgjedhur që të përfshihen edhe në kinema.

Thuhet se ata po përgatisin një serial komedi, i cili do të ketë disa seri dhe në fokus do të jetë e gjithë historia e tyre.

Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv. Të gjithë mezi po e presin, pasi aktor do të jetë edhe Donaldi, i cili me sensin e tij të humorit do të dhurojë pafund të qeshura.