Sporti

Bonucci transferohet tek Fenerbahce, Dzeko e ndihmon nga dita e parë që të ambientohet me Stambollin

01/11/2024 23:38
nga:Lorik J

Mbrojtësi Leonardo Bonucci ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit për Fenerbahcen.

Bonucci nuk e fshehu se u kënaq me gjestin e kapitenit të Fenerbahces, Edin Dzeko, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sot në mëngjes më telefonoi Dzeko dhe më ftoi për mëngjes. Ai do të më çojë vetë nëpër Stamboll dhe së bashku do të kërkojmë shtëpinë time të re. Ai do të flasë edhe me shkollën ku shkojnë fëmijët e tij që të mund të bashkohen edhe fëmijët e mi. Dzeko u sigurua që unë tashmë e ndjej se ai është lider i kësaj skuadre që nga dita e parë”, tha Bonucci.

Bonucci bëri 121 paraqitje me fanellën e Italisë, duke shënuar tetë gola. Ai fitoi titullin evropian në Euro 2020 me Azzurrët.

/GazetaBlic Sport/