Kampionati Evropian “Euro 2020” fillon të premtën.
Bonucci ka folur për media para fillimit të kësaj gare duke thënë se pavarësisht se ata nuk kanë ‘kampion’ si Ronaldo dhe Lukaku, Italia ka grupin dhe punën ekipore, shkruan GazetaBlic Sport.
“Këtu kampion është grupi. Ne nuk kemi individ si Cristiano Ronaldo, Lukaku, lojtarë që kanë shënuar shumë dhe e kthejnë ndeshjen në favor të ekipit të tyre. Por grupi gjithmonë ka bërë ndryshimin këtu, kjo është ajo që duhet të bie në sy. Ne duhet të rritemi si skuadër, të luftojmë për Italinë dhe për italianët. Ne duam ta rikthejmë Italinë atje ku e meriton”, tha Bonucci.
/GazetaBlic Sport/


