Sporti

Bonucci pas fitores ndaj Anglisë: Italia e kishte lojën nën kontroll

09/23/2022 23:48
nga:E K

Italia arriti fitore të rëndësishme sot ndaj Anglisë.

Azzurët” fituan me rezultat minimal 1-0 me golin e Raspadorit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli Bonucci, i cili tha se Italia e kishte lojën nën kontroll.

“Më duhet të them se mbështetja nga fansat ishte shumë e rëndësishme sot. Ata na kërkuan të tregojmë krenari, zemër dhe guxim, kështu që ne bëmë këtë, duke krijuar shumë më shumë raste për të shënuar se Anglia”, tha fillimisht ai.

“Me këtë qasje, ne mund të vazhdojmë të rritemi. Ishte një fillim i mirë, u thelluam pak më vonë, por në përgjithësi e kishim lojën nën kontroll dhe rrezikuam vetëm në fund”, shtoi ai.

Ne e dimë se për çfarë duhet të punojmë, duke e mbajtur ekipin të bashkuar, por mendoj se skuadra meriton duartrokitje këtë mbrëmje”, përfundoi Bonucci.

/GazetaBlic Sport.