Sipas Tuttosport, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Leonardo Bonucci, mund t’i bashkohet stafit të Luciano Spallettit pas një fushate zhgënjyese evropiane për Azzurrit.
Ish-qendërmbrojtësi i Italisë, Bonucci, mund të rikthehet në ekipin kombëtar, duke u bërë anëtar i stafit të Spallettit, përcjell GazetaBlic Sport.
Bonucci u takua me Spallettin dhe disa lojtarë të Italisë, përfshirë Riccardo Calafiori, pas barazimit 1-1 kundër Kroacisë në fazën e grupeve të EURO 2024.
Mediumi thotë se Bonucci dhe Spalletti respektojnë njëri-tjetrin dhe ideja për të shtuar ish-mbrojtësin në stafin e Azzurrit është konkrete.
Nuk është sekret që ai dëshiron të mbetet në futboll dhe të bëhet trajner. Prandaj, ai është shumë i motivuar për t’iu bashkuar stafit të Spalletti-t për të marrë përvojën e tij të parë si pjesë e stafit.
/GazetaBlic Sport