Mbrojtësi i Kombëtares italiane, Leonardo Bonucci, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Spanjës.
Italia dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian nesër me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Bonucci ka folur paraprakisht për këtë ndeshje.
Ai tha se lëndimi i Spinazzolas është lajm i keq për Italinë, por do të mundohen të fitojnë këtë ndeshje edhe për të.
“Ne kemi një arsye më shumë që është të shkojmë në finale për Spinazzola-n, humbja do të ishte një goditje e fortë por ai na dha forcë edhe këtë mëngjes“, tha Bonucci.
/GazetaBlic Sport/


