Sporti

Bonucci: Morata është sulmues i kalibrit botëror, kërcënimet ndaj tij në Euro 2020 janë të rënda për t’u dëgjuar

07/05/2021 21:13
nga:E K

Mbrojtësi i Kombëtares italiane, Leonardo Bonucci, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Spanjës.

Italia dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian nesër me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Bonucci ka folur paraprakisht për këtë ndeshje, dhe u ndal në veçanti te miku i tij te skuadra e Juventusit, Alvaro Morata.

Ai tha se ajo se çfarë ka kaluar Morata pas kërcënimeve është e rëndë por e di që ai është një sulmues i kalibrit botëror.

“Para së gjithash ai është një mik i mirë. Në Torino jemi shpesh së bashku, më ka bërë përshtypje ajo që pësoi dhe të gjithë vuajmë. Unë e kam kaluar atë, e di se çfarë do të thotë të shohësh dhe të dëgjosh kërcënime në stadium. Ai është një baba i shkëlqyeshëm. Ai është një sulmues total: një nga sulmuesit më të mirë në botë“, tha Bonucci.

/GazetaBlic Sport/