Sporti

Bonucci e gjen ‘fajtorin’ për eliminimin e Italisë: “Sistemi i kualifikimit është absurd”

03/28/2022 22:51
nga:E K

Eliminimi nga Kampionati Botëror 2022 vazhdon të rëndojë mbi Italinë.

Pak ditë pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut (0-1), e cila eliminoi kampionët e Evropës vazhdon të jetë një dhimbje për trajnerin Mancini dhe lojtarët e Kombëtares së Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Leonardo Bonucci ka gjetur ‘fajtorin’ e dy eliminimeve të njëpasnjëshme të Italisë në kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Ai pretendon se sistemi i kualifikimit nuk është i duhur, duke e quajtur absurde që gjithçka të varet nga një ndeshje.

“Ne luajtëm gjithçka në një ndeshje, është sistem absurd”, ka thënë Bonucci.

“Për fat të keq, kjo është mënyra se si përfundoi, por është vendim i çmendur. Duhet të luash një ndeshje ku mund të ndodh gjithçka, siç kemi parë”, shtoi mbrojtësi italian.

“Ka kombëtare që kanë humbur nga katër apo pesë ndeshje, kurse ne që kemi vetëm një humbje nga një gol i minutit 92’ jemi në shtëpi. Çmenduri”, ishin komentet e Bonucci.

/GazetaBlic Sport/