Forcat e armatosura të Tajvanit regjistruan afrimin e 51 avionëve dhe gjashtë anijeve luftarake të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës drejt ishullit sot, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes.
“Që nga ora 17:00 me orën lokale, forcat e armatosura të Tajvanit regjistruan aktivitetin e 51 avionëve dhe gjashtë anijeve në det dhe hapësirën ajrore afër Tajvanit”, thuhet në raport, raportuan mediet.
Vihet re se 25 avionë kaluan vijën qendrore të ngushticës së Tajvanit, duke përfshirë 12 avionë luftarakë SU-30, gjashtë J-16, katër J-10, një avion të luftës elektronike I-8 dhe dy bombardues H-6.


