Klubi Futbollistik “Malisheva” garat në sezonin 2021/2022 do t’i zhvillojë në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi është duke punuar maksimalisht në prurjen e futbollistëve sa më cilësor.
Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht nga burimet afër klubit se KF Malisheva ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e mirënjohur kosovar, Gentrit Dumani.

Prezantimi i 28-vjeçarit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim, ndërsa stërvitjet i ka filluar me klubin.
Mbrojtësi i majtë së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës, kurse më parë ka djersitur fanellën e Prishtinës, Flamurtarit dhe Fushë Kosovës.


