Lajme

Bombardohet qyteti Mykolaiv, së paku 11 të vrarë

04/05/2022 08:31
nga:Astrit Gashi

Të paktën 11 civilë janë vrarë, pasi forcat ruse bombarduan sot në mëngjes Mykolaivin, qytet ky në Ukrainën jugore.

Numrin e viktimave e bëri të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Vitalii Kim.

Po ashtu, sipas tij nga raketat ruse u godit edhe një spital fëmijësh në të cilin humbi jetën një fëmijë dhe një person tjetër.