Lajme

Bombardohet një xhami përderisa brenda falej namaz, dhjetëra të lënduar

04/06/2022 18:03
nga:Genita C

Të paktën gjashtë persona u plagosën në një shpërthim gjatë lutjeve në një xhami në qendër të Kabulit, thanë sot zyrtarët lokalë.

Ky është shpërthimi i dytë brenda një jave në kryeqytetin e Afganistanit, pasi pak ditë më parë shpërtheu këmbimi, ku mbeti i vrarë një person dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Shpërthimi i sotëm ndodhi pasi një person i panjohur hodhi një bombë në xhami dhe policia arrestoi një të dyshuar, tha një zëdhënës i komandës ushtarake të Kabulit.