Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Prishtina ka triumfuar në derbin e madhe ndaj Dritës me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic.
Betim Haxhimusa shënoi për epërsinë e Dritës, kurse Endrit Krasniqi barazoi shifrat me një gol të bukur në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi realizoi gol në minutën e 70’të për fitoren e madhe të skuadrës nga kryeqyteti.
Kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën e Prishtinës ndaj Dritës në këtë edicion.
Pas ndeshjes ka pasur reagime të mëdha nga tifozët e Dritës të cilët e kanë bombarduar faqen zyrtare të klubit duke aluduar se kjo ndeshje mund të ketë qenë e kurdisur.
Madje shumë nga komentet ishin të llojit “A keni marre”?.
Duke klikuar brenda postimit mund t’i lexoni të gjitha komentete e shkruara.


