Lajme

Bombardohet burgu në Jemen, të paktën 100 viktima

01/21/2022 19:14
nga:Gazeta Blic

Të paktën 100 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi të koalicioni të drejtuar nga Arabia Saudite në një burg në Jemen.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së premtes në rajonin e Saada, një strehë e sigurt për rebelët houthi.

Sulmi vjen si një kundërpërgjigje ndaj një operacioni vdekjeprurës së rebelëve houthi në Emiratet e Bashkuara Arabe, një aleat i Arabisë Saudite.

Disa orë pas sulmit ajror, ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë operacionin për gjetjen e të mbijetuarve, por shpresat janë shumë të vogla.

Arabia Saudite prej vitit 2015 ka drejtuar një koalicion të shteteve arabe në luftën kundër rebelëve që ka sjellë shkatërrim në Jemen. Mijëra civilë kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë braktisur banesat e tyre.