Paris Saint-Germain thuhet se janë në bisedime me Interin mbi një lëvizje për Achraf Hakimi.
La Gazzetta dello Sport raporton se PSG shpreson të bindë Nerazzurët të shesin përfaqësuesin e Marokut vetëm një sezon pas transferimit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi ka qenë vendimtar në vitin e tij të parë në “San Siro” dhe ndihmoi Interin të merrte Skudeton e tyre të parë që nga viti 2009-10, por ish-lojtari i Real Madrid mund të sakrifikohet për të ndihmuar situatën financiare në klub.
Gazeta pretendon se kontakti ka qenë i shpeshtë në orët e fundit dhe se të dy po diskutojnë për një operacion të mundshëm me vlerë midis 50 milion dhe 60 milion €.
Prandaj Hakimi mund të jetë shitja kryesore e nevojshme për buxhetin e Interit, pasi klubi thuhet se është i bindur që një emër i madh do të largohet.
La Gazzetta dello Sport raporton se Interi ka një synim për të përfituar midis 90 dhe 100 milion € në tregun e transferimeve këtë verë.
Hakimi luajti 37 ndeshje të Serisë A në 2020-21, duke kontribuar me shtatë gola dhe 10 asistime.
/GazetaBlic Sport/


